Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
08/02/2019
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Kjo marrëveshje u nënshkrua si rezultat i takimeve të mëhershme të zhvilluara me përfaqësues të këtyre institucioneve, në të cilat u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së institucioneve financiare në Kosovë.
Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar institucionet e angazhuara në arritjen e kësaj marrëveshjeje për bashkëpunimin dhe masat e ndërmarra me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për institucionet financiare që operojnë në Kosovë.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara