Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
20/02/2013
Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në veçanti me institucionet simotra, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Guvernatori Gani Gërguri ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bankën Nacionale të Republikës së Maqedonisë të përfaqësuar nga Guvernatori Dimitar Bogov.
Duke vlerësuar lartë nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, Guvernatorët Gërguri dhe Bogov theksuan se kjo Marrëveshje reflekton bashkëpunimin e deritashëm shumë efikas si dhe trason rrugën për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Përndryshe, Marrëveshja e nënshkruar parasheh thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin profesional të punonjësve të të dyja institucioneve me fokus të veçantë në fushën e analizave dhe modelimit makroekonomik, integrimit evropian, planifikimit strategjik, stabilitetit financiar, sistemit të pagesave dhe edukimin financiar.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara