Kontestimi i të dhënave në Raport Kreditor

Për çdo vërejtje mbi të dhënat e paraqitura në raportin e tij/saj kreditor, kredimarrësi duhet të plotësojë një formë në të cilën ceken të dhënat e kontestuara dhe t’i drejtohet institucionit i cili i ka raportuar këto të dhëna.

Pas pranimit të kërkesës, institucioni në fjalë do të shqyrtojë këtë ankesë dhe do të përgjigjet me shkrim brenda afatit pesë (5) ditor. 

Këto të dhëna do të mund të përmirësohen  vetëm pasi të verifikohen  në  bazë të dokumenteve të ndryshme të sjella nga kredimarrësi, të cilat dëshmojnë se të dhënat aktuale në raportin e tij/saj  nuk janë të sakta.

Pas këtij vendimi kredimarrësi duhet të konfirmojë pajtimin ose mospajtimin me vendimin e marrë nga institucioni në fjalë.

Në qoftë se kredimarrësi  nuk pajtohet me vendimin e arritur nga institucioni raportues, ai/ajo mund t’ i drejtohet  “Divizionit të ankesave dhe shfrytëzuesve të shërbimeve financiare” në Bankën Qendrore të Kosovës. 

Vendimi për ankesën e kredimarrësit  merret mbrenda dhjetë (10) ditëve të punës.

Në rastet kur Divizioni i ankesave vërteton se të dhënat e kontestuara në raport janë të sakta mirëpo pala nuk pajtohet me vendimin e marrë, atëherë pala  mund të drejtohet tek organet ligjore përkatëse për zgjidhjen e kontestit.