Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
26/04/2016
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.Presidenti Thaçi shprehu interesim që të informohej më hollësisht për punën e BQK-së dhe theksoi mbështetjen e tij për këtë institucion të rëndësishëm të vendit.
Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, tha se ka zhvillime pozitive në sektorin financiar. “Norma mesatare e interesit është e krahasueshme me atë të shteteve anëtare të BE-së. Është rritur besueshmëria në sektorin bankar”, tha Hamza.
Kurse, presidenti Thaçi shprehu besimin e tij të plotë dhe vlerësoi për punën e mirë të këtij institucioni.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara