Së shpejti marrëveshja e mirëkuptimit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore Evropiane

30/05/2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Zëvendësdrejtorin Gjeneral të Bankës Qendrore Evropiane, Dr. Rolf Klug.
Guvernatori Mehmeti e informoi Zëvendësdrejtorin Gjeneral të BQE-së, me zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Kosovë, si dhe me përafrimin e kornizës ligjore të BQK-së me atë të Bashkimit Evropian dhe Parimeve të Bazel-it.
Në takimin e zhvilluar, është rënë dakord për nënshkrimin e mërrëveshjes së mirëkuptimit mes BQK-së dhe BQE-së, në një afat sa më të shpejtë.
Guvernatori Mehmeti, në emër të BQK-së, e falenderoi BQE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, me shpresë që e njëjta të vazhdoj edhe më tutje.
Nga ana tjetër, Zëvendësdrejtori Gjeneral i Bankës Qendrore Evropiane, Dr. Rolf Klug, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe konfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes BQE-së dhe BQK-së.