Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe ANO-së

09/07/2010

Në kuadër të konferencës së përbashkët të Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës – BQK dhe Shoqatës së Kompanive të Sigurimit – ANO, organizuar më 8 korrik 2010, në të cilën kanë qenë prezent edhe personalitet të institucioneve të sigurimeve të rajonit, si nga Shqipëria, Maqedonia, Austria dhe Mali i Zi, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve të Malit të Zi.
Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar nga guvernatorit i BQK-së z. Rexhepi dhe nga kryetari i Këshillit të ANO-së të Malit të Zi z. Vladimir Kavaric.
Memorandumi i bashkëpunimit qëllim parësor ka mbrojtjen e interesave të policmbajtësve ekzistues dhe atyre potencial të kompanive të sigurimeve, si dhe promovimin e integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit të industrisë së sigurimeve duke ofruar një kornizë të bashkëpunimit përfshirë kanalet e komunikimit, ngritjen reciproke të mirëkuptimit, shkëmbimin e informatave dhe asistencën deri në masë të lejuar nga ligjet, rregulloret dhe kërkesat tjera.