Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
Sistemi i shpërndarjes së të dhënave të përgjithshme (GDDS)
Republika e Kosovës filloi raportimin në Sistemin e e Shpërndarjes së të Dhënave të Përgjithshme, nga data 1 Prill, 2011. Sistemi i shpërndarjes së të dhënave të përgjithshme është një nga iniciativat për standardet e të dhënave të FMN-së të cilat udhëzojnë anëtarët e saj për shpërndarjen e të dhënave të tyre ekonomike dhe financiare për publikun. Për të parë metadatat e GDDS së Republikës së Kosovës të cilat janë të publikuara në Buletinin e FMN-së për Standardet e shpërndarjes së të dhënave (Dissemination Standards Bulletin Board-DSBB), ju lutem klikoni këtu:
Faqja e Përmbledhjes e së Dhënave Kombëtare (National Summary Data Page – NSDP) është e publikuar në web-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe përfshinë indikatorët makroekonomik që ndërlidhen me katër sektorët e ekonomisë kombëtare – Sektorin Real, Sektorin Fiskal, Sektorin e Jashtëm si dhe ato për Popullsinë.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Financave sigurojnë informacionet më të reja për Faqen e Përmbledhjes e së Dhënave Kombëtare.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara