Takimet vjetore 2012 të FMN dhe Bankës Botërore

17/10/2012


Republika e Kosovës shembull i partneritetit për ndryshime produktive


Prishtinë, 17 tetor 2012

Në mbyllje të Takimeve Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Tokio të Japonisë,  Ministri Hamza dhe Guvernatori Gërguri janë takuar me Zëvendësdrejtoreshën e FMN-së, znj.Nemat Shafik si dhe me Vicepresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, z. Philippe Le Houérou.

Zyrtarët e lartcekur të FMN-së dhe të Bankës Botërore kanë komplimentuar delegacionin e Republikës së Kosovës për performancën e treguar në realizimin e përkushtimeve në kuadër të Programit me FMN-në si dhe rritjes së efiçiencës në implementimin e projekteve të ndërlidhura me Bankën Botërore.

Përndryshe, kur është në pyetje pjesëmarrja e vendit tonë, vlen nënvizuar se e veçanta e Takimeve Vjetore 2012 të FMN-së dhe Bankës Botërore, ishte video tregimi dedikuar Republikës së Kosovës i shfaqur gjatë gjithë kohës së takimeve ku vendi ynë prezantohet si shembull i partneritetit ndër më të sukesshëm në shfrytëzimin produktiv të asistencës teknike ofruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për të shikuar video tregimin mbi Republikën e Kosovës klikoni në vegëzen në vijim: 
http://www.imf.org/external/mmedia/view.aspx?vid=1880581008001 

Ndërsa lidhur me kontributin e qeverisë së Japonisë në financimin e asistencës teknike të ofruar nga FMN-ja klikoni në vegëzen në vijim:
 http://www.imf.org/external/mmedia/view.aspx?vid=1891976076001