Testohet Plani i Evakuimit i BQK-së lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë

09/10/2024

Ju njoftojmë se BQK-ja do të realizojë simulimin e Planit të Evakuimit, i cili është paraparë në Ligjin Nr. 04/L-161 për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe është aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së.

Ky ushtrim bëhet në përmbushje të obligimeve ligjore dhe ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të planit tonë emergjent dhe gatishmërinë e stafit për t'u përballur me situata të mundshme emergjente në mënyrë efikase dhe të sigurt.

Prandaj, gjatë ditës së sotme mund të shihen aktivitete, mjete dhe pajisje të emergjencave të cilat do të jenë të angazhuara në këtë ushtrim dhe ky njoftim shërben që publiku të jetë i njoftuar për këtë aktivitet.