Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
19/09/2011
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 19 shtator 2011 mori vendim për aprovimin e licencës preliminare për “Sigal Life Uniqa Group Austria Sh.a” për Kompani të Sigurimit të Jetës.
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 19 shtator 2011 mori vendim për ri regjistrimin e Institucioneve Mikrofinanciare në vijim” FINCA, Qelim, Agjensini për Financim në Kosovë, KRK LLC, Kosovo Gramen Missione Arcobaleno Microcrdit Fund ( KGMAMF), BZMF, Kosinvest, Start, Mështekna, Atlantic Capital Partners (ACP), Kosova Aid and Development ( KAD) dhe Perspektiva 4.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara