Vendimet e Bordit të BQK-së 28 qershor 2018

28/06/2018

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, miratoi si në vijim:
- Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare;
- Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe
- Emërimin e z. Sokol Havolli Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.