Vendimet e Bordit të BQK-së më 28 prill 2016

29/04/2016

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 28 prill 2016 miratoi:
a) Rregulloren për auditimin e jashtëm të sigurimeve, ndërmjetësuesve të sigurimeve, trajtuesve të dëmeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit
b) Rregulloren për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm të siguruesve
c) Rregulloren për vlerësimin dhe mbajtjen e provizioneve teknike dhe matematike për siguruesit jetë dhe jojetë
d) Rregulloren për menaxhimin e rrezikut të normës së interesit në librin e bankës
e) Rregulloren mbi instrumentet dhe marrëveshjet e garantimit ndërmjet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe institucioneve të licencuara financiare