Vendimet e Bordit të BQK-së më 28 shkurt 2024

28/02/2024

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 shkurt 2024, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Statutit të Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Sistemet dhe Sigurinë e Informacionit për Fondet Pensionale.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportin Vjetor të Komitetit të Auditimit për vitin 2023.