Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 tetor 2018

29/10/2018

 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 tetor 2018, mori vendimet si në vijim:
- Miratimi i Buxhetit të BQK-së për vitin 2019;
- Miratimi i Rregullores për Faktoringun.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.