Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është një institucion publik i pavarur dhe objektivi parësor i saj është nxitja dhe ruajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar si dhe një sistemi efikas të pagesave
30/09/2015
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e njëqindegjashtë të mbajtur më 30 shtator 2015, miratoi vendimet si në vijim:
a) Miratoi Rregulloren për Mbështetje Emergjente për Likuiditet
b) Miratoi shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të Rregullores për kreditë hipotekare dhe Rregullores për adekuatshmërinë e kapitalit, të miratuara nga Bordi i BQK-së më datën 26 shkurt 2015. Këto rregullore do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2016.
Copyright © 2014-2024 BQK. Të gjitha të drejtat e rezervuara