Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës

22/04/2011

 Duke u bazuar në propozimin e panelit të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe më pastaj rekomandimit të Komisionit për buxhet dhe financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen plenare të datës 22 prill 2011 ,pas votimit të fshehtë të 99 deputetëve në të cilin Gani Gërguri mori 58 vota, ndërsa Safet Merovci 15 vota, mori vendim që Gani GËRGURI të zgjidhet guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me mandatë deri më 26 mars 2013.
Biografia e shkurtër e z.Gërguri.