Vizitë e përfaqësuesve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në Bankën e Shqipërisë

09/07/2024

Përfaqësues nga Komiteti i Auditimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (KA) dhe Auditimi i Brendshëm, realizuan një vizitë pune në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e BQK-së u pritën nga Inspektorja e Përgjithshme dhe nga përfaqësues të Komitetit të Auditimit dhe Departamentit të Kontrollit të Bankës së Shqipërisë.  

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave të dy bankave qendrore simotra në fushën e auditimit të brendshëm, menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit të brendshëm në përgjithësi.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe tërë mekanizmat e saj mbeten të përkushtuar në ngritjen e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë në fushën e kontrollit të brendshëm, menaxhimit të rrezikut, auditimit të brendshëm dhe jo vetëm.