Znj. Kristalina Georgieva, Drejtoreshë e Përgjithshme Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar uron Guvernatorin z. Ahmet Ismaili

28/08/2023

I nderuar Guvernator Ismaili:

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Guvernator i Bankës Qendrore të  Republikës së Kosovës. Ju uroj juve dhe kolegëve tuaj suksese në punën dhe përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin ekonomik, nxitje të gjithëpërfshirjes financiare dhe ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të kuadrit rregullator.

Menaxhmenti i lartë dhe stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës gjatë mandatit tuaj.